Liderët e vendit presin në takim shefen e BE-së – Gjithçka që duhet të dini për ngjarjet që do të shënojnë ditën e sotme


Gazeta Express
29 Maj 2019 7:09

KQSS dhe BPRG organizojnë Konferencën Ndërkombëtare “Njëzet vite pas: Perspektivat dhe sfidat për Ballkanin Perëndimor”. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)

Mbahet ceremonia e hapjes solemne të Qendrës Zhvillimore të Malazezve të Kosovës. (Lagjja “Arbëri” në Prishtinë, rruga “Eduard Lir”, ora 09:30)

Presidenti Hashim Thaçi merr pjesë në konferencën “Njëzet vite pas: Perspektivat dhe Sfidat për Ballkanin Perëndimor”. (Hoteli “Emerald”, ora 10:00)

Komisioni për Zhvillim Ekonomik mban dëgjim publik për mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për shërbime. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 10, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302,ora 10:00)

Mbahet ekspozita “Baballarët kosovarë dhe suedezë”. (Platoja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:25)

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, mban konferencë. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 10:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa. (Kuvendi i Kosovës, Salla C 203, ora 11:00)

PSD mban tryezën “Vettingu – hapi drejt forcimit të gjyqësorit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. (Kuvendi i Kosovës – Salla C-405. Ora 11:00)

Mbahet ceremonia e përurimit të autostradës “Arbën Xhaferi”. (Hani i Elezit, ora 12:00)

Mbahet debati “Politika tregtare e Kosovës”. (Instituti Riinvest, ora 12:00)

Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadoren Nataliya Apostolova. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 15:00)

Kryetari i PDK-së,  Kadri Veseli takon strukturat e PDK-së në Prizren. (Nafron Exclusive në Arbanë, ora 16:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim shefen e zyrës së BE-së, në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)

Te fundit


Kthehu lart