Liderët botërorë mblidhen në Berlin për ta zgjidhur konfliktin e Libisë - Gazeta Express
string(71) "lideret-boterore-mblidhen-ne-berlin-per-ta-zgjidhur-konfliktin-e-libise"

Gazeta Express

19/01/2020 9:13

Liderët botërorë mblidhen në Berlin për ta zgjidhur konfliktin e Libisë

Gazeta Express

19/01/2020 9:13

Përfaqësuesit e më shumë se dhjetë shteteve, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe Rusinë, pritet të takohen sot në Berlin në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur në Libi dhe parandalimin e asaj që mund të jetë krizë e re e refugjatëve, e ngjashme me atë të Sirisë.

Kina, Britania e Madhe, Italia, Franca, Egjipti, Algjeria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu pritet t’i dërgojnë përfaqësuesit e tyre në këtë samit, i cili do të udhëhiqet nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Lexo Edhe:

Zyrtarët gjermanë thanë se në këtë takim të nivelit të lartë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Ligës Arabe.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, presidenti francez, Emmanuel Macron, presidenti turk, Rexhep Erdogan, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, tashmë kanë arritur në Berlin ose e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Një zyrtar amerikan, i cili është pjesë e delegacionit të sekretarit Pompeo, tha se problemi i Libisë gjithnjë e më shumë po i ngjan Sirisë, ku në luftën e gjatë civile janë vrarë qindra mijëra njerëz dhe janë zhvendosur miliona të tjerë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.