Liburn Aliu: Njëherë për njëherë nuk ka nevojë për protesta - Gazeta Express
string(58) "liburn-aliu-njehere-per-njehere-nuk-ka-nevoje-per-protesta"

Liburn Aliu: Njëherë për njëherë nuk ka nevojë për protesta

Gazeta Express

30/05/2020 17:21

Deputeti i VV’së, Liburn Aliu në konferencën e sotme për media ka thënë se iniciativat e ndryshme për organizim të protestave nuk janë organizim i Lëvizjes Vetëvendosje

Aliu ka thënë po ashtu se njëherë për njëherë nuk ka nevojë për protesta, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Nuk ka nevojë për protesta njëherë për njëherë, dhe ato iniciativa nuk janë të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje”.

Aliu shtoi se Gjykata Kushtetuese ka ndryshuar kushtetutën me aktgjykimin e 28 majit.

“Më 28 maj, Gjykata Kushtetuese ndryshoi kushtetutën dhe rregullat e lojës. Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja dhe kjo është mënyra e vetme për të marrë legjitimitet”, shtoi Aliu.

Aliu po ashtu tha se me qeverinë Kurti, u dëshmuar se Kosova mund të sillet me dinjitet.

“U dëshmuar qartë se qeveria Kurti është ndryshe dhe se Kosova mund të sillet si shtet i qytetarëve dhe me dinjitet”, ka thënë ai.

Deputeti i VV’së, ka thënë po ashtu se LDK’ja shkoi te PAN’i duke e braktisur qeverinë që ka bërë punë të mëdha./GazetaExpress/