Libri i Flamur Malokut “Fishta dhe tradita e leximit” shpërblehet në Lezhë
Shkurt e Shqip
Gazeta Express
23/10/2021 13:59
Shkrimtari dhe poeti kosovar, Flamur Maloku, është shpërblyer për librin e tij ‘Fishta dhe tradita e leximit’, gjatë kremtimit të 150 vjetorit të ditëlindjes së Gjergj Fishtës në Lezhë.
Vepra e Malokut është vlerësuar nga Bashkia e Lezhës dhe Ministria e Kulturës në Shqipëri si libri më i mirë studimor gjatë dy viteve të fundit.
“Sot,
në Lezhë, me rastin e kremtimit të 150-vjetorit të Ditëlindjes së Poetit
Kombëtar At Gjergj Fishta, Bashkia e Lezhës, në bashkëpunim me Ministrinë e
Kulturës së Shqipërisë, shpërbleu librin tim “Fishta dhe tradita e
leximit”, për veprën më të mirë studimore gjatë dy viteve të fundit”, ka thënë
Maloku./Express/