“Për kë bie këmbana” – Ernest Hemingueji
Një nga veprat më të mira Heminguejit, “Për kë bie këmbana” është një roman i botuar në vitin 1940. Libri tregon historinë e Robert Jordan, një specialist shpërthimesh amerikan në Brigadat Ndërkombëtare, i vendosur në një njësi guerilasish republikanë gjatë Luftës Civile në Spanjë (1939 – 1939 ). Ai eksploron një numër temash të tilla si vdekja, dashuria, dhe fanatizmi.
“Zoti i fluturave”
– Uilliam Golding
Kryevepra e Golding, Zoti i fluturave flet për një grup djemsh të mirë
britanikë, që kanë ngecur në një ishull të pabanuar, të cilët përpiqen të vetëqeverisen,
por me rezultate shkatërrimtare. Në libër, Golding trajton temat shumë të
debatueshme të natyrës njerëzore dhe mirëqenies individuale, përkundrejt të
mriës së përbashkët.
“Ana Karenina” –
Leon Tolstoi
Ana Karenina është një roman i botuar në seri nga viti 1875 deri në 1877. Duke
rrëfyer historinë e aristokrates nga Shën Petërsburgu, Ana Karenina, libri
eksploron në mënyrë mjeshtërore një sërë temash, nëpër pothuaj një mijë faqet e
tij. Një sondazh i vitit 2007 me 125 shkrimtarë bashkëkohorë, e shpalli Ana
Kareninën “librin më të bukur që është shkruajtur ndonjëherë”.
“Princi i vogël” –
Antoine de Saint-Exupery
I shkruajtur nga aristokrati, shkrimtari, poeti dhe aviatori francez Antoine de
Saint-Exupery, Princi i vogël është një novelë shumë popullore e vitit 1943 dhe
libri i katërt më i përkthyer në botë. Libri përshkruan me shumë dhembshuri
vetminë, miqësinë, dashurinë, dhe humbjen, të përjetuara nga naj princ i vogël
që ka rënë në Tokë.
“Manifesti
komunist” – Karl Marks dhe Frederik Engels
Një pamflet politik i vitit 1848 nga filozofët gjermanë Marks dhe Engels,
Manifesti Komunist pranohet sot si një prej dorëshkrimeve politikë më me
ndikim. Ai paraqet një qasje analitike unike ndaj luftës së klasave, problemeve
të kapitalizmit, dhe natyrës së shoqërisë e politikës.
“Mbi origjinën e
specieve” – Çarls Darvin
I shkruajtur nga shkencëtari anglez Çarls Darvin dhe i botuar në 1859, “Mbi
origjinën e specieve” është një vepër letërsie shkencore që konsiderohet edhe
themeli i biologjisë evolucionare. I shkruajtur për lexues jo specialistë, ai
paraqet një trupë provash se diversiteti i jetës ka ardhur nga linja e
zakonshme e trashëgimisë përmes një modeli të degëzuar të evolucionit.
“Zgjedhja e Sofisë”
– Uilliam Stajron
“Zgjedhja e Sofisë” është një roman i vitit 1979 nga shkrimtari amerikan
Uilliam Stajron. Ai përqëndrohet në vendimin tragjik që Sofia, një katolike
polake e mbijetuar e kampeve të përqëndrimit në Gjermani, u detyrua të bëjë pas
futjes bashkë me dy fëmijët në kamp. Sofisë iu desh të zgjedhë se cili prej
fëmijëve do të jetonte dhe cili do të vdiste.
“Në rrugë” – Nga
Xhek Keruak
Libri përcaktuas i brezave të kundërkulturës, së pasluftës. “Në rrugë” është
një roman i vitit 1957 nga shkrimtari amerikan Xhek Keruak. Bazuar në udhëtimet
e Keruak dhe miqve të tij nëpër Amerikë, libri flet për jetën e lirë, xhazin,
poezinë dhe drogat. Ai është zgjedhur nga revista TIME si një prej 100 romaneve
më të mirë në gjuhën angleze, nga viti 1923 deri në 2005.
“Të vrasësh zogun
përqeshës” – Harpër Li
Romani fitues i Cmimit Pulitzer me autore Harper Li është shndërruar në një
klasik të letërsisë moderne amerikane. Me linjën e tregimit dhe personazhet që
janë bazuar kryesisht në vëzhgimet që vetë autorja i ka bërë familjes së saj
dhe fqinjëve, romani është i njohur për ngrohtësinë dhe humorin, pavarësisht se
trajton problemet serioze të përdhunimit dhe pabarazisë racore.
“1984” – Xhorxh
Oruell
“1984” është një roman distopik i shkruajtur nga shkrimtari anglez Xhorxh
Oruell. Romani i ka të vendosura ngjarjet në një botë të zymtë me luftë të
përjetshme, me mbikëqyrje të kudondodhur nga ana e qeverisë dhe manipulim
publik, ku individualizmi dhe mendimi i pavarur persekutohen dhe mendohen si
“krime”.
“Konti i Monte
Kristos” – Aleksandër Dyma
I përfunduar në vitin 1844, Konti i Monte Kristos është një roman aventurë që
merret me tema të shpresës, drejtësisë, hakmarrjes, mëshirës dhe faljes. Ai
përqëndrohet tek një burrë i cili burgoset pa të drejtë, arratiset nga burgu,
fiton një pasuri dhe më pas i hyn rrugës së hakmarrjes për ata që ishin
përgjegjës për burgosjen e tij.
“Getsbi i madh” –
Skot Fitzxherald
I konsideruar vepra më e madhe e Fitzxheraldit, Getsbi i Madh eksploron temën e
dekadencës, idealizmit, rezistencës ndaj ndryshimit, rebelimit social, dhe
teprimeve, duke krijuar një portret të Epoës së Xhazit apo viteve Njëzetë, që
është përshkruar si një rrëfim paralajmërues për Endrrën Amerikane.
“Alkimisti” – Paolo
Koelho
Alkimisti është një roman i autorit brazilian Paolo Koelho, i botuar fillimisht
në vitin 1988. Një roman alegorik, ai ndjek një bari andaluzian në udhëtimin e
tij në Egjipt, pasi ka parë një ëndërr sikur ka gjetur një thesar atje. Një
bestseller ndërkombëtar, Alkimisti është një prej librave më popullorë në
histori.
“Të drejtat e
njeriut” – Tomas Pein
Botuar në dy pjesë në mars 1791 dhe shkurt 1792, Të drejtat e Njeriut është një
prej librave më të rëndësishëm të shkruajtur nga Tomas Pein, një aktivist
politik anglo amerikan, filozof, teoricien i politikës dhe revolucionar. Libri
merret me Revolucionin Francez dhe të drejtat që i duhen dhënë të gjithë
qenieve nejrëzore.
“Një histori e shkurtër
e kohës” – Stiven Hoking
Një histori e shkurtër e kohës është një libër i shkencës popullore i vitit
1988 nga fizikani britanik Stiven Hoking. Në libër, Hoking përpiqet të
shpjegojë një sërë temash si kozmologjia, duke përfshirë Big Bangun, vrimat e
zeza, si dhe konet e dritës për lexuesit jo specialistë. Libri u bë menjëherë
shumë i shitur dhe u përkthye në 35 gjuhë, deri në vitin 2001.
“Në egërsinë e
natyrës” – Xhon Krakauer
I shkruajtur nga XHon Krakauer në vitin 1996, ky libër është një bestseller
ndërkombëtar dhe është botuar në 14 gjuhë. I përdorur gjerësisht në kurikulën e
shkollave dhe kolegjeve, libri merret me temat se si të pranohesh në shoqëri
dhe se si, ndonjëherë, të gjesh vetveten bie ndesh me të qënit një pjesëtar
aktiv i shoqërisë.
“Thertorja Pesë” –
Kërt Vonegat
Thertorja-Pesë është një roman satirik nga Kërt Vonegat për Luftën e DYtë
Botërore. I konsideruar gjysmë autobiografik, romani bazohet pjesërisht në
përvojën e vetë autorit në luftë. Përgjithësisht i pranuar si libri më me ndikim
i Vonegat, libri përqëndrohet tek ushtari amerikan Billi Pilgrim.
“Liza në botën e
çudirave”
Eshtë një roman aventurash i shkruajtur nga matematicieni anglez Charles
Dodgson nën pseudonimin Luiz Karol. Libri luan mjeshtërisht me logjikën, duke i
dhënë një popullaritet të madh si tek të rriturit, edhe tek fëmijët.
“Portreti i Dorian
Greit” – Oskar Uajlld
I vetmi roman i Oskar Uajlld, Portreti i Dorian Greit është një roman gotik që
merret me temat e esteticizmit, dyfishtësisë morale, dhe vetëllastimit. Në
vitin 1890 kur u botua fillimisht, ai fyeu ndjeshmëritë morale të lexuesve dhe
kritikëve, por sot konsiderohet një prej veprave më të spikatura të shekullit
19.
“Kumbari” – Mario
Puco
Kumbari është një roman i famshëm krimi, i shkruajtur nga shkrimtari italo-amerikan
Mario Puco. Trajton historinë e një familje mafioze në Nju JOrk, e udhëhequr
nga Don Vito Korleone, që u bë sinonim me mafian italiane. Romani mbulon vitet
1945-1955 dhe ofron gjithashtu historinë e të kaluarës së Korleones.
“Ferma e Kafshëve”
– Xhorxh Oruell
Një tjetër vepër e madhe e Xhorxh Oruellit. Një roman alegorik dhe distopik i
botuar fillimisht në Angli në vitin 1945. Duke kritikuar në mënyrë alegorike
komunizmin, libri u refuzua fillimisht nga një numër botuesish amerikanë, por
sot konsiderohet një prej librave më me ndikim që është shkruajtur ndonjëherë.
“Asgjë e re nga
fronti i perëndimit” – Ernest Hemingueji
I shkruajtur nga Erih Maria Remark, një veteran gjerman i Liftës së Parë,
“Asgjë e re nga fronti i perëndimit” është një roman lufte i botuar në vitin
1928. Libri përshkruan stresin ekstrem fizik dhe mendor të ushtarëve gjermanë
gjatë luftës, si dhe shkëputjen nga lufta civile e shumë prej këtyre ushtarëve,
pas kthimit në shtëpi.
“Njëqind vjet
vetmi” – Gabriel Garsia Markez
E konsideruar vepra më e madhe e Markezit, Njëqind vjet vetmi është një roman i
realizmit magjik botuar në vitin 1967, që rrëfen historinë e familjes Buendia.
I përkthyer në 37 gjuhë dhe me më shumë se 30 milionë kopje, romani njihet si
një prej veprave më të rëndësishme në letërsinë e gjuhës spanjolle.
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...