Leyen: Duhet ta mbajmë premtimin për Maqedoninë e Veriut


load
Gazeta Express
9 Nëntor 2019 11:24

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se duhet të mbahet premtimi i Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, transmeton Anadolu.

Von der Leyen e cila pritet të fillojë detyrën e presidentes së KE-së më 1 dhjetor mori pjesë në aktivitetin “Fjalimi Evropian” që zhvillohet çdo vit nga Fondacioni “Konrad Adenauer” në Berlin të Gjermanisë.

Në fjalimin e saj Ursula von der Leyen lidhur me politikën e BE-së për zgjerimin tha se “Është në interesin tonë që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë perspektivën e BE-së. Ne ndajmë të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe të njëjtat sfida. Kemi kërkuar shumë gjëra nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Ato i plotësuan të gjitha. Ne duhet të mbajmë premtimin tonë duke iu siguruar mundësinë për të filluar procesin e pranimit”.

Ajo shtoi më tej se në rast se BE-ja nuk u ofron një perspektivë vendeve të Ballkanit, këtë boshllëk do ta mbushin vendet e tjera si Kina, Rusia, Turqia ose Arabia Saudite.

Gjithashtu në fjalën e saj Von der Leyen kërkoi nga evropianët që të kenë besim në vetvete dhe që BE-ja ta përdorë fuqinë e saj në interesat e Evropës.

“BE-ja ‘duhet të forcojë muskujt e saj‘ në çështjen e politikave të sigurisë ku ajo prej një kohe të gjatë është mbështetur tek të tjerët dhe se nuk do të jetë e mjaftueshme të qenurit ‘fuqi e butë’”, theksoi Von der Leyen duke shtuar se “Evropa duhet të mësojë edhe gjuhën e fuqisë”.

Ndërsa lidhur me Brexit-in, procesin e largimit të Britanisë senga BE-ja, Von der Leyen tha se “Brexit-i nuk ka qenë fillimi i një procesi të shpërbërjes për BE-në, ashtu siç mendohej në fillim. Përkundrazi 27 vendet e BE-së kanë qëndruar së bashku në bisedimet për Brexit-in. Shoku i Brexit-it na bashkoi edhe më fuqishëm

Te fundit


Kthehu lart