Lewandowski nuk ia doli ta thyej rekordin e Ibrahimovicit te Barcelona - Gazeta Express
string(70) "lewandowski-nuk-ia-doli-ta-thyej-rekordin-e-ibrahimovicit-te-barcelona"

Sport

Gazeta Express

06/08/2022 15:49

Lewandowski nuk ia doli ta thyej rekordin e Ibrahimovicit te Barcelona

Sport

Gazeta Express

06/08/2022 15:49

Robert Lewandowski u prezantua të premten zyrtarisht si lojtar i Barcelonës.

Sulmuesi polak u prezantua para tifozëve në “Camp Nou” dhe fakti që hyrja ishte falas, pritej që ky të ishte prezantimi më i ndjekur ndonjëherë – megjithatë, ashtu nuk ndodhi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Te Barcelona rekordin e ka Zlatan Ibrahimovic, si futbollisti më i ndjekur në prezantim te katalunasit.

60 mijë ishin të pranishëm në prezantimin zyrtar të sulmuesit suedez, teksa në prezantimin e Lewandowskit ishin të pranishëm 59,026 tifozë.

33-vjeçari tregoi disa aftësi mbresëlënëse me top në prezantimin e tij. Megjithatë, ato nuk ishin diçka për të cilat ish-sulmuei i Bayern Munichit njihet.

Robert Lewandowski më shumë njihet për gola, çka edhe presin tifozët e Barcelonës këtë sezon nga ai. /Gazeta Express/