Lewandowski e thotë haptazi: “Nuk kam nevojë të largohem nga Bayerni, këtu kam gjithçka” - Gazeta Express
string(84) "lewandowski-e-thote-haptazi-nuk-kam-nevoje-te-largohem-nga-bayerni-ketu-kam-gjithcka"

Futboll

Gazeta Express

21/09/2021 23:00

Lewandowski e thotë haptazi: “Nuk kam nevojë të largohem nga Bayerni, këtu kam gjithçka”

Futboll

Gazeta Express

21/09/2021 23:00

Robert Lewandowski nuk e ka ndërmend të larë Bayern Munichun.

U fol shumë se mund të jetë sezoni i fundit i Lewa në Allianz Arena, por sulmuesi, gjatë marrjes së Kupës së Artë, trofeu prestigjioz individual, i fituar prej tij falë 41 golave të shënuar sezonin e kaluar në Bundesligë, tha se nuk e ka ndërmend të largohet.

Lexo Edhe:

Edhe pse ka mbushur 33-vjeç, polaku këmbëngul se ka ende shumë për të dhënë në nivelet më të larta dhe se është i përkushtuar për të fituar trofe të tjerë me Bayernin.

“Nuk kam pse të provoj veten në një ligë tjetër. Në Ligën e Kampionëve mund të garoj me më të mirët e kampionateve të tjera. Jam 100 për qind i fokusuar te Bayerni, nuk mendoj për asgjë tjetër veç ekipit tim”, u shpreh ai. /Gazeta Express/