Lëvizja Besa sërish kërkon që në dokumentet e identifikimit të shkruhet “Shqiptarë”


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 15:47

Lëvizja BESA edhe njëherë përmes një konference për media ka reaguar në lidhje me grafën etnike në leternjoftime.

I bëjnë thirrje kryeministrit që të tërheqë nga procedura parlamentare ligjin për letërnjoftimet, të korrigjojë të njëjtin konform marrëveshjes së arritur gjatë ndryshimeve kushtetuese dhe të dërgojë si propozim edhe plotësimin me grafën e përkatësisë etnike. Elmedin Memeshi tha se Kryeministri  Zaev po mashtron opinionin , duke u munduar të gjejë arsyetime të pabaza.

“Kryeministri Zaev është mirë të pranojë se nuk ka lidhje shpallja e tenderit, nëse me ligj nuk caktohet se si do të duket letërnjoftimi. Lëvizja BESA kërkon që kjo të definohet me ligj, dhe në nenin ku përshkruhet se çfarë të dhëna përmban letërnjoftimi të shtohet edhe grafa etntike. Apelojmë edhe njëherë që kryeministri të reflektoj dhe t’i thërret arsyes, të respektojë marrëveshjen e arritur dhe në asnjë moment të mos manipulojë me opinionin, sepse opinioni i gjerë e di më së miri se ekziston një marrëveshje në mes BESËS dhe qeverisë e  cila është publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së RMV”, tha Elmedin Memishi nga Lëvizja Besa.

Te fundit


Kthehu lart