Sot, fillon gjysmëvjetori i dytë shkollor dhe fatkeqësisht po e nisim me problemet e vjetra.
Kjo qeveri, në vend të krijimit të kushteve për reforma në arsim, po vazhdon me avazin e qeverisë së vjetër, ku akoma ballafaqohemi me mungesë të objekteve, teksteve shkollore dhe politizim të skajshëm të arsimit, madje duke i shkelur edhe ligjet që kanë të bëjnë me fushën e arsimit. Po ju përmendim vetëm disa prej tyre:
-Ligji për arsim fillor shkelet, kur fëmijët shqiptarë mbeten pa shkollim në gjuhën shqipe –
Në mënyrë të jashtëligjëshme formohen paralelet me mësim në gjuhën shqipe duke tejkaluar numrin ligjor prej 34 nxënësve.
-Në mënyrë të jashtëligjshme, emërohen dhe shkarkohen drejtorët e shkollav -Në mënyrë të jashtëligjshme lidhet kontratë prej 5 milion euro për libra shkollorë (që nga shtatori 2018), e cila nuk I dha rezultatet e pritura, në shumë shkolla fillore dhe të mesme nxënësit mësojnë me libra të vjetër ose nuk kanë libra fare.
-Në mënyrë të jashtëligjshme nxënësit përdorin librat shkollor nga viti /2011. Manipulimet dhe paaftësia e ministrisë së arsimit, shihef qartë edhe në shumë raste të tjera; 1.Rasti i Kumanovës, me dy shkollat e mesme shqipe, ku ishte premtuar se nga viti 2016 njëri nga objektet shkollore do të dislokohet në një objekt më të përshtatshëm; Në këto objekte shkollore kanë mungesë edhe të kushteve minimale për zhvillimin e një ore teorike dhe praktike.
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...