Leverkuseni refuzon ofertën e ‘çmendur’ të Realit për Havertzin - Gazeta Express
string(61) "leverkuseni-refuzon-oferten-e-cmendur-te-realit-per-havertzin"

Leverkuseni refuzon ofertën e ‘çmendur’ të Realit për Havertzin

Gazeta Express

05/06/2020 23:50

80 milionë euro nuk janë të mjaftueshme për ta blerë Havertzin.

Real Madridi është në garë së bashku me Manchester United, PSG, Barcelonën dhe Juventusin për mesfushorin e talentuar të Bundesligës, Kai Havertz.

Lexo Edhe:

20-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon, ndërsa Bayer Leverkusen nuk ka ndërmend që ta humbë për pak para.

“Aspirinat” kanë marrë ofertën e parë nga Reali prej 80 milionë eurosh. Një shifër e majme kur mendon se tregu është varfëruar pas krizës së COVID-19, por përgjigjja ka qenë e shpejtë nga ana e gjermanëve shkruan Bild.

Leverkuseni ka refuzuar, pasi nuk e mendon shitjen e Havertz pa një shifër prej 100 milionë eurosh e sipër.

Gjermanët duan të shfrytëzojnë momentin dhe të përfitojnë shumë nga shitja e lojtarit të tyre.

20 vjeçari ka bërë 38 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar edhe 8 asiste. /Gazeta Express/