Letër kryeministrit: Shkarkoje Pal Lekajn - Gazeta Express

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

29/03/2019 14:14

Letër kryeministrit: Shkarkoje Pal Lekajn

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

29/03/2019 14:14

Ministri juaj, z.Pal Lekaj, ka pështyrë dorën që na ka ofruar ndihma të pafundme tash e tri dekada, prandaj, Zotëri Kryeministër, diasporën e ke të fyer për aq sa kohë do të jetë Pal Lekaj në funksione qeveritare

Pal Shtufi

I nderuar zotëri Kryeministër!

JU LUTEM SHKARKOJENI NGA TË GJITHA FUNKSIONET QEVERITARE ministrin tuaj të papërgjegjshëm dhe të paaftë për secilin funksion shtetëror, z. Pal Lekaj!

Fjalori i tij denigrues e pa fije respekti në drejtim të ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Humbert Lebet, është fjalor që fyen edhe rreth 300 mijë shqiptarët që jetojnë në Zvicër.

Abasadori z. Jean-Humbert Lebet është edhe përfaqësuesi i të gjithë shqiptarëve që për atdhe të dytë e kanë Zvicrën, e cila na ka dhënë dinjitet e mirëqenie të pakrahasueshme me secilin vend tjetër të botës. Ne dimë shumë mirë se ç’nivel përfaqësimi diplomatik përgadit Zvicra, prandaj ambasadori zviceran është njëkohësisht edhe e çdo cepi i Zvicrës dhe çdo vlerë që e shquan atë. Për më teper, në ambasadorin zviceran mund ta gjeni secilin edhe nga ne 300 mijë shqiptarët e Zvicrës.

Ministri juaj, z.Pal Lekaj, ka pështyrë dorën që na ka ofruar ndihma të pafundme tash e tri dekada, prandaj, Zotëri Kryeministër, diasporën e ke të fyer për aq sa kohë do të jetë Pal Lekaj në funksione qeveritare!

Sinqerisht

Pal Shtufi