L’Equipe turpëron lojtarët e Barcelonës me notat për çerekfinale - Gazeta Express
string(63) "lequipe-turperon-lojtaret-e-barcelones-me-notat-per-cerekfinale"

L’Equipe turpëron lojtarët e Barcelonës me notat për çerekfinale

Gazeta Express

15/08/2020 19:19

Gazeta franceze, L’Equipe, i ka publikuar notat e lojtarëve për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Bayern Munichut.

Barcelona u eliminua në mënyrë të turpshme nga Liga e Kampionëve të premten, pasi Bayern Munichu e mposhti me rezultat të thellë 8:2 në çerekfinale, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Me gola të shënuara nga Thomas Muller, Ivan Perisic, Serge Gnabry, Joshua Kimmich, Robert Leëandoëski dhe Philippe Coutinho për Bayernin, klubi bavarez e dominoi plotësisht Barcelonën në humbjet më të thellë të katalonasve në histori të Ligës së Kampionëve.

Lojtarët e Barcelonës u vlerësuan të gjithë me nota të dobët pas këtij debakli, megjithatë ishte mbrojtja ajo që mori më së shumti kritika, pasi Bayerni e pati shumë të lehtë t’i shfrytëzonte gabimet e djemve të Quique Setien.

Gazeta franceze L’Equipe i ka publikuar së fundi notat për këtë ndeshje, përderisa Gerard Pique, Nelson Semedo, Sergio Busquets, Frenkie de Jonh dhe Arturo Vidal u vlerësuan më të dobëtit e ndeshjes me notën 2.

Marc-Andre ter Stegen, Clement Lenglet, Jordi Alba, Sergi Roberto dhe Lionel Messi u vlerësuan me notën 3, ndërsa Luis Suarez ishte lojtari më i mirë i Barcelonës në fushë, i vlerësuar me notën 4. /Gazeta Express/