L’Equipe: PSG e gatshme ta lërë Neymarin të largohet


Gazeta Express
16 Qershor 2019 23:30

PSG nuk do të insistojë nëse Neymari me të vërtetë dëshiron të largohet nga Parisi. Barça dhe Reali shihen si destiancioni i mundshëm për 27-vjeçarin.

Me afrimin e Leonardos në rolin e drejtorit sportiv, numri një i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi, dëshiron të ndryshojë skuadrën dhe është i gatshëm edhe të sakrifikojë yje, raporton L’Equipe, transmeton Gazeta Express.

L’Equipe shkruan se Parisi është e gatshme ta lë Neymar Juniorin të largohet nga klubi pas dy vitesh që e bleu për 222 milionë euro.

Por, PSG-ja e ka të qartë – futbollisti s’do të largohet për një ofertë nën 200 milionë euro.

Neymar nuk është i lumtur në Paris dhe në Spanjë raportojnë se ka kërkuar kthimin te Barcelona.

Se Neymar mund të largohet, e tregon edhe reagimi i numrit një të Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaifi.

Ai ka thënë futbollistët që nuk janë të kënaqur te klubi francez, e kanë derën çelur.

Lojtarët duhet t’i marrin përgjegjësitë e tyre, madje më shumë se më parë, duhet të bëjnë më shumë, të punojnë më shumë… ata nuk janë këtu për të kënaqur veten, dhe nëse nuk pajtohen, dyert i kanë të hapura për t’u larguar. Ciaoo! Nuk dua më sjellje të një ylli”, ka deklaruar Al Khelaifi.

Jo vetëm Neymar Junior – edhe Kylian Mbappe nuk e ka të sigurt të ardhmen.

Ai ditë më parë ka hedhur benzinë në zjarr, duke thënë: “Është koha të marr më shumë përgjegjësi. Nëse ndodh te PSG-ja, do të jem i lumtur, në të kundërtën do të kërkoj një sfidë të re, te një klub me projekt”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart