Leonita Xhaka duket bukur me barkun e fryrë


Gazeta Express
12 Korrik 2019 22:03

Granit Xhaka dhe Leonita janë në pritje të bëhen për herë të parë prindër.

Ata, që kanë shumë ndjekës në rrjetet sociale, në veçanti në Instagram – shpesh publikojnë foto të ndryshme.

Së fundmi është Leonita ajo që nuk po kursehet që imazhe të veçanta nga shtatzënia të ndajë me 183 mijë ndjekësit e saj në Instagram, foto që ka marrë mijëra like.

Teksa Leonita qëndron në shtëpi dhe poston foto me barkun e fryrë, Xhaka gjendet tashmë në Amerikë, duke punuar shumë me Arsenalin para ndeshje miqësore që do t’i prijnë startit të Premierligës në fillim të gushtit.

Colorado, Bayern, Fiorentina, Real Madrid, Lyon dhe Angers – Arsenali do të luajë miqësore me të gjitha këto skuadra. /Gazeta Express/

View this post on Instagram

One Love ❤️ @granitxhaka

A post shared by LEONITA XHAKA ♡ (@leonita.x) on

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart