Lëndohet rëndë nga aksidenti një fëmijë 10 vjeçar - Gazeta Express
string(49) "lendohet-rende-nga-aksidenti-nje-femije-10-vjecar"

Lëndohet rëndë nga aksidenti një fëmijë 10 vjeçar

Gazeta Express

25/01/2020 12:30

Një fëmijë dhjetë vjeçar është lënduar rëndë pas aksidentit që ndodhi mbrëmë në bulevardin “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” në Shkup.

Nga MPB njoftojnë se mbrëmë rreth orës 21 e 15 është paraqitur rasti që në bulevardin “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin”, makina e tipit Mazda me targa të Shkupit e drejtuar nga D.D.(32) ka shkelur një këmbësor fëmijë të moshës 10 vjeçare. pas goditjes fëmija ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në klinikën e qytetit për ndihmë mjekësore.

Lexo Edhe:

Në vendin e ngjarjes ekipi i SPB Shkup ka kryer hetimet./GazetaExpress/