Lëndohet Muric, tri javë jashtë fushave - Gazeta Express
string(38) "lendohet-muric-tri-jave-jashte-fushave"

Lëndohet Muric, tri javë jashtë fushave

Gazeta Express

20/10/2020 17:50

Klubi i ri i portierit të Kosovës, Arijanet Muric, Girona ka lansuar një komunikatë për shtyp ku ka thënë se portier kosovar është lënduar dhe do të mungojë për disa javë

Portier i Kombëtares se Kosovës, Arijanet Muric është lënduar gjatë një seance stërvitore me ekipin e tij të ri Girona dhe pritet që të mungojë për disa javë.

Lexo Edhe:

Në një komunikatë të lansuar nga stafi mjekësor i Gironas, thuhet se Muric pritet të jetë jashtë fushave për tri javë.

“Arijanet Muric është lënduar gjatë një ndeshje miqësore me skuadrën e tij. Lojtari ka lënduar muskuli kuadriceps të këmbës së tij të majtë. Ai do të jetë fushave përafërsisht për tri javë”, shkruan në këtë komunikatë.

Portieri kosovar ende është në pronësi të klubit anglez, Manchester City por ai u huazua të Girona gjatë afatit kalimtar të verës. /GazetaExpress/