Lëndimet nuk e lënë rehat Sensin, detyrohet të pushojë sërish - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

18/10/2019 16:13

Lëndimet nuk e lënë rehat Sensin, detyrohet të pushojë sërish

Sport

Gazeta Express

18/10/2019 16:13

Sensi s’do të luajë të shtunën kundër Sassuolos pasi ka pësuar një lëndim të ri.

Mesfushori ishte rikthyer këtë javë në stërvitje me ekipin, pas lëndimit muskulor që pësoi dy javë më parë në humbjen 1-2 të Interit nga Juventusi.

Sido që të jetë, Interi ka njoftuar se në stërvitjen e sotme, lojtari ka ndjerë dhimbje në muskulin e këmbës së djathtë.

Klubi ka njoftuar se gjendja e lojtarit do të rishikohet në ditët e ardhshme.

Kështu, ai s’do të jetë në gjendje të luajë kundër Sassuolos, derisa është edhe në dyshim për ndeshjen kundër Borussia Dortmundit të mërkurën në Champions League. /Gazeta Express/