Leka Bungo zgjidhet kryetar i Këshillit drejtues të RTSH-së - Gazeta Express
string(59) "leka-bungo-zgjidhet-kryetar-i-keshillit-drejtues-te-rtsh-se"

Shqiperi

Gazeta Express

01/03/2021 13:34

Leka Bungo zgjidhet kryetar i Këshillit drejtues të RTSH-së

Shqiperi

Gazeta Express

01/03/2021 13:34

Leka Bungo do të jetë kryetari i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Kandidatura e tij u miratua me shumicë votash nga parlamenti.

Ndërkohë në garë për këtë post ishte dhe Gaspër Marku.

Lexo Edhe:

Ndër të tjera Bungo është regjisor, aktor, dhe skenarist. Ai ka shkruar edhe disa drama dhe skenar filmash, ndër to dramën “Pabesia” si dhe skenarët “Pas fasadës”, “Gjuetia e fundit” etj. Ai ka luajtur në filmin Një djalë edhe një vajzë.

Në vitin 1998, ai themeloi një stacion televiziv privat Combi ku punoi si drejtor. Në vitin 2001 ai u zgjodh anëtar i bordit drejtues të RTSh.

Bëhet me dije se Këshilli Drejtues i RTSH-së është organi kryesor vendimarrës. Ai përbëhet nga 10 anëtarë dhe kryetari të cilët zgjidhen nga Kuvendi.