Lejet për qarkullim vazhdojnë të vlejnë edhe gjatë kësaj periudhe të orës policore - Gazeta Express
string(82) "lejet-per-qarkullim-vazhdojne-te-vlejne-edhe-gjate-kesaj-periudhe-te-ores-policore"

Lejet për qarkullim vazhdojnë të vlejnë edhe gjatë kësaj periudhe të orës policore

Gazeta Express

05/06/2020 11:22

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, njofton se lejet për lëvizje, të dhëna më parë, të cilat janë përcaktuar si “të përhershme”, vazhdojnë të vlejnë edhe gjatë fundjavës, në fakt nga data 5-të deri më 7-të qershor. Për të tjerët, vazhdojnë të vlejnë procedurat e njëjta për marrje të lejes për lëvizje, përcjell Gazeta Express.

Me lejet që i jep Ministria përfshihen përfaqësues të institucioneve me vendim të Shtabit të Krizës së Qeverisë, punonjës të mediave në detyrë, që kanë nevojë për punë në terren, punonjës në furra të vogla/furra buke (deri pesë punëtorë) me dokument si dëshmi se është mikro ndërmarrje.

Lexo Edhe:

Kjo kategori përfshin gjithashtu punëtorë në ndërmarrje funerali, kategori të caktuara të fermerëve, me vendim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Nga MSHIA-ja theksojnë se të gjitha lejet për lëvizje që ajo ofron, janë në dispozicion përmes internet portalit uslugi.gov.mk.

“Kërkesën e lejes për të lëvizur të punësuarit në Institucione, media, furra të bukëve/byrektore, ndërmarrje të shërbimeve të varrimit, në portalin uslugi.gov.mk e parashtron udhëheqësi i institucionit /drejtori/personi i autorizuar në Regjistrin qendror për të punësuarit e tij. Kërkesën e lejes për të lëvizur personat, të cilët përkujdesen për një person të tretë, e parashtron personi, i cili e kryen përkujdesjen”, kumtoi MSHIA