Leicester City e ka turpëruar Manchester Cityn, duke e mposhtur 5-2.
Manchester City i Pep Guardiolës ka marrë një goditje të madhe në xhiron e radhës në Premierligë.
Ekipi i trajnerit spanjoll ka pësuar pesë gola nga Leicesteri në Etihad Stadium, duke humbur në fund 2-5.
Vendasit e nisën mirë, shënoi Mahrez në minutën e 4’.
Por mysafirët reaguan dhe përmbysen gjithçka.
Jamie Vardy fillimisht shënoi për 1-1 nga pika e bardhë në minutën e 37’, për rezultatin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, në minutën e 54’, Vardy e gjeti edhe njëherë rrjetën, duke shënuar për 2-1.
Ai kompletoi het-trikun, duke shënuar për 3-1 në minutën e 57’.
Disa minuta më vonë, golin e gjeti edhe mesfushori, James Maddison.
Ai realizoi një gol të bukur nga distanca për 4-1 në minutën e 77’.
Ake shënoi për të ngushtuar epërsinë në 2-4 për Man Cityn, por Leicester fitoi një tjetër 11 metërsh, të tretin në këtë takim – të cilin e konkretizoi në gol Youri Tielemans, për rezultatin përfundimtar 5-2. /Gazeta Express/