Legjenda e Realit frikësohet se Hazardi do të mbetet një dështim - Gazeta Express
string(64) "legjenda-e-realit-frikesohet-se-hazardi-do-te-mbetet-nje-deshtim"

Legjenda e Realit frikësohet se Hazardi do të mbetet një dështim

Gazeta Express

01/10/2020 16:20

Sezoni i parë në Real Madrid për Eden Hazardin ishte për t’u harruar.

Premtoi se në vitin e dytë me fanellën e bardhë, do të bëjë diçka ndryshe, por Eden Hazard vazhdon të jetë i njëjti.

Lexo Edhe:

U kthye nga pushimet i dëmtuar, një muaj pas stërvitjeve të vazhdueshme dhe rikuperimit, Hazard u dëmtua sërish dhe do të jetë jashtë disa javë.

Sezoni i dytë, duket të jetë si ai i pari për Edenin.

Legjenda e Realit, Mariano Garcia Remon, frikësohet se Hazard s’do të ngritë kokën dhe asnjëherë s’do të jetë në gjendje të tregojë atë që bëri për shumë vite me Chelsean.

Njeriu që e ka ndihmuar Realin të fitojë gjashtë trofe të La Ligës, tha për Radio Marca: “Hazard është transferim i madh i Real Madridit dhe të gjithë ne presim paraqitje të mira nga ai”.

“Ai ende s’ka nisur ose s’ka pasur vazhdimësi për shkak të lëndimeve dhe mendoj se kjo ka ndikuar. Mënyra se si e ka nisur këtë vit, do të jetë ngjashëm sikur vitin e kaluar”. /Gazeta Express/