Zidane, para duelit në Champions: Guardiola është më i miri - Gazeta Express
string(57) "zidane-para-duelit-ne-champions-guardiola-eshte-me-i-miri"

Zidane, para duelit në Champions: Guardiola është më i miri

Gazeta Express

25/02/2020 14:40

Liga e Kampionëve e sjell të mërkurën në mbrëmje një superpërballje mes Manchester Cityt dhe Real Madridit në Santiago Bernabeu. Para kësaj ndeshjeje, Zinedine Zidane është siguruar ta bëjë të bëjë të qartë se ky do të jetë një duel mes dy skuadrave dhe jo mes tij dhe ish-trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiolës, të cilin e konsideron më të mirin në botë.

Trajneri francez Zinedine Zidane do të përballet për herë të parë në karrierën si trajner me Pep Guardiolën të mërkurën, kur dy skuadrat e tyre të takohen për ndeshjen e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ai e ka dëshmuar veten në Barcelonë, Bayern Munich dhe Manchester Cityt. Ka shumë trajnerë të mirë, por mendoj se ai është më i miri. Por, ndeshja do të jetë Real  Madrid vs Manchester City, jo Guardiola vs Zidane”, tha Zidane.

“Është një ndeshje futbolli dhe këtë duan ta shohin njerëzit. Është një përballje e këndshme dhe ne jemi të lumtur sepse këto janë llojet e ndeshjeve në të cilat duam të luajmë. Nuk e di nëse mund ta konsiderojmë Clasico, por sigurisht se do të jetë një ndeshje shumë e mirë”.

Manchester City vjen në këtë ndeshje me disa probleme të veta, pasi që ka mbetur shumë prapa Liverpoolit (22 pikë) në garën për titullin e kampionit të Premierligës, përderisa edhe është dënuar me 2 vjet pezullim nga garat evropiane dhe 30 milionë euro gjobë nga UEFA.

“Ne e dimë cilësinë e kundërshtarit me të cilin do të përballemi. Ata janë një skuadër shumë e mirë dhe do të vijnë këtu për ta bërë lojën e vet. Ajo që ne duhet ta bëjmë është që të luajmë mirë”, shtoi Zidane.

“Ne duhet të mendojmë për gjërat që kemi qenë duke i bërë mirë dhe të mos përqendrohemi te dy ndeshjet që përfunduan me rezultate negative. Duhet të luajmë mirë nesër”. /Gazeta Express/