VAR-i shumë shpejt nis në Shqipëri - Gazeta Express
string(34) "var-i-shume-shpejt-nis-ne-shqiperi"

Gazeta Express

25/02/2020 14:40

VAR-i shumë shpejt nis në Shqipëri

Gazeta Express

25/02/2020 14:40

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) po bën përpjekje që shumë shpejt të fillojë dhe ta praktikojë sistemin var. Madje, shtëpia e futbollit shqiptar po planifikon që sistemin VAR të fillojë ta përdorë nga ky edicion. Duket mision i pamundur, por Tirana zyrtare e ka marrë seriozisht këtë punë.

Ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2022 do të zhvillohen në stadiume të cilat i plotësojnë mundësitë e përdorimit të sistemit VAR. Në këto kualifikime do të marrë pjesë edhe Shqipëria, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Andaj, një delegacion i FIFA-s sot apo nesër do të zbret në Shqipëri dhe do t’i inspektojë disa stadiume në t të cilat pritet të luajë Kombëtarja Shqiptare. Bëhet fjalë për stadiumet: “Air Albania”, “Loro Boriçi” dhe “Elbasan Arena”.

Pastaj, do të fillojë faza përgatitore e instalimit të sistemit VAR në këto stadiume. FSHF po shpreson që kjo punë të kryhet sa më shpejtë në mënyrë që pjesën e fundit të kampionatit shqiptar ta shfrytëzojë edhe për përdorimin dhe testimin e këtij sistemi para se të vijnë kualifikimet e Botërorit për të qenë të gatshëm por edhe që kampionatin e ardhshëm vendor të klubeve ta mbajë sa më të rregullt me sistemin VAR. /GazetaExpress/