Legjenda e Liverpoolit: Salah është lojtari më egoist dhe më lakmitar që e njoh - Gazeta Express
string(78) "legjenda-e-liverpoolit-salah-eshte-lojtari-me-egoist-dhe-me-lakmitar-qe-e-njoh"

Futboll

Gazeta Express

25/10/2021 8:41

Legjenda e Liverpoolit: Salah është lojtari më egoist dhe më lakmitar që e njoh

Futboll

Gazeta Express

25/10/2021 8:41

Legjenda e Liverpoolit, Graeme Souness, e ka quajtur Mohamed Salahun lakmitar dhe e ka përshkruar atë si lojtarin më egoist që e ka parë ndonjëherë.

Salah është njëri prej sulmuesve më frytdhënës në futbollin evropian që prej se iu bashkua Liverpoolit më 2017, pasi i ka shënuar 139 gola në 214 paraqitje për klubin nga Merseyside, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Katërmbëdhjetë prej tyre i ka shënuar vetëm këtë sezon, gjë që e ka shtyrë trajnerin Jurgen Klopp ta lartësojë egjiptianin si lojtarin më të mirë në botë.

Por Souness e ka dhënë një vlerësim tjetër për Salahun në një kolumnë të shkruar për The Times.

“Pajtohem me Jurgen Kloppin që Salah është lojtari më i mirë në botë këtë sezon”, shkroi Souness.

“Ai është mbase lojtari më lakmitar që e kam parë. Të gjithë lojtarët e mëdhenj e kanë një element të lakmisë por Salah është tejet egoist”, shtoi ai.

“Synimet personale janë të rëndësishme për të dhe ai gjuan në portë nga çdo kënd i mundshëm, gjë që i mllefos bashkëlojtarët e tij, posaçërisht Sadio Manen. Lojtarët e tjerët pajtohen sepse ai është shumë i mirë”, nënvizoi ai.

Salah shënoi het-trik për t’i ndihmuar Liverpoolit ta turpërojë 5:0 Manchester Unitedin të dielën në Old Trafford.

Ai e dha edhe një asist te goli i parë i të kuqve, i shënuar nga Naby Keita. /Gazeta Express/