Legjenda e Liverpoolit: Messi favorit para Van Dijk për Topin e Artë


Gazeta Express
10 Qershor 2019 9:35

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, beson se Lionel Messi vazhdon të jetë kandidati kryesor për ta fituar Topin e Artë 2019, përkundër presionit nga mbrojtësi holandez Virgil van Dijk.

Van Dijk nuk mundi t’i ndihmojë Holandës ta fitojë Ligën e Kombeve të dielën në Porto, pasi Portugalia e mposhti 1:0 në finale falë një goli nga Goncalo Guedes dhe pas kësaj Carragher thotë se Messi mbetet favorit për çmimin më prestigjioz individual në futboll, transmeton Gazeta Express.

“E pashë se në bastore ai (Van Dijk) ka dalë para Messit”, tha Carragher për Sky Sports.

“Por të jem i sinqertë, unë mendoj se Messi do ta fitojë. Ky çmim fitohet rrallë herë nga mbrojtësit. Mendoj se Fabio Cannavaro e fitoi falë triumfit në Kupën e Botës më 2006”, shtoi ai.

Ai beson se Van Dijk është më i miri në pozitën e tij, por jo mjaftueshëm për ta mposhtur Messin në garë për Topin e Artë.

“Duke e fituar Ligën e Kampionëve, ai e ka vulosur veten në nivelin e lartë dhe mendoj se ai është më i miri në pozitën e tij. Ai e ka dëshmuar veten. Por, për Topin e Artë, mendoj se Messi e fiton”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart