Legjenda e Bosnjë-Hercegovinës, Nikola Prce merr drejtimin e kampionit kosovar
Sport
Gazeta Express
25/07/2022 19:18
Nikola
Prce ka marr drejtimin e kampionit të Kosovës në hendboll, Besa Famgas.
Për
Prcen është fillim i karrierës si trajner. Ai për shumë vjet ishte lojtar në
skuadrën pejane, ndërsa ka karrierë të gjatë e shumë të suksesshme
ndërkombëtare.
Është
legjendë e hendbollit në Bosnjë-Hercegovinë dhe ishte kapiten shumëvjeçar i
kësaj kombëtareje.
Pas
karrierës së madhe si lojtar, Prce ka vendosur ta nis karrierën e trajnerit në
Superligën tonë.
Besa Famgas, që për kohë të gjatë po dominon në Kosovë, tashmë ka nisur edhe me përforcime. Ka angazhuar pivotin kroat Ivan Majic, që së fundi luajti në Qipro. /Gazeta Express/