Legalizuan objektet e dëmtuara nga tërmeti, shoqërohen nëndrejtori, shefi i sektorit e punonjësi i Kadastrës Durrës - Gazeta Express
string(113) "legalizuan-objektet-e-demtuara-nga-termeti-shoqerohen-nendrejtori-shefi-i-sektorit-e-punonjesi-i-kadastres-durres"

Legalizuan objektet e dëmtuara nga tërmeti, shoqërohen nëndrejtori, shefi i sektorit e punonjësi i Kadastrës Durrës

Gazeta Express

14/12/2019 9:38

Shkon në 5 numri i të shoqëruarve lidhur me ndërtesat e shembura nga tërmeti. Janë shoqëruar Arben Isaku ish-drejtor ALUIZNI tashmë nëndrejtori i Kadastrës Durrës, Aldo Dakovelli shef sektori në Kadastrën e Durrësit dhe Artemis Malko punonjës terreni. Mësohet se ata po hetohen për legalizim të objekteve që u dëmtuan nga tërmeti në kundërshtim me ligjin.