Ledri Vula reagon pas deklaratës për reperet femra për të cilën u kritikua shumë


Gazeta Express
16 Prill 2019 10:43

Ledri ka bërë reagimin e tij pas intervistës.

Gjatë një interviste, Ledri Vula ka folur për muzikën rap dhe se si ka ndryshuar repi prej kur ai bën këtë muzikë.

Megjithatë duke dashur të shpjegojë diçka, Ledri ‘ia ka huç’ me një deklaratë e cila po merr kritika gjithandej, sidomos në internet, shkruan Gazeta Express.

Ledri tha se muzika rep ka ndryshuar shumë dhe ‘çdokush është duke bërë rap sot’: “edhe femnat ja kan nisë me repovatë, dicka so n’rregull”, duke aluduar se femrat nuk mund ose nuk duhet të bëjnë këtë lloj të muzikës.

Kryesisht gjinia femërore, nga të cilat Ledri ka shumë fansa, po edhe meshkujt janë të mendimit se Ledri është shprehur shumë diskriminues në këtë deklaratë.

Kështu, reperi ka zjgedhur që përmes një postimi në Instagram, të sqarojë atë që ka dashur të thotë.

Më vjen keq që fjalia ime është keqkuptu, edhepse as me këngët e mia e as vet si person unë nuk i ofendoj jo vetëm reperet, por askend nga gjinia femërore. Mos me mendu që femrat nuk bëjnë rep të mirë nuk kisha ba kangë m e Taynan. Unë e kisha për fjalorin që përdoret, po më pengon që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve, ashtu si edhe na, e di që munden me ba reptura edhe ma t’mira se pa pasë nevojë me sha, se fjalorin e kemi mjaft të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj edhe po e them këtë gjë. Ju që po e ngritni këtë pluhur ktheuni dhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mija dhe pastaj gjykoni“, ka shkruar Ledri./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart