LeBron James u detyrua të largohej nga parketi gjatë humbjes 111-101 të Los Angeles Lakers ndaj Boston Celtics, për shkak të një dëmtimi në ijë.
Basketbollisti 40-vjeçar doli nga loja gjatë një pushimi në periudhën e katërt, pasi u përplas me Jaylen Brown gjatë një aksioni.
James regjistroi 22 pikë, 14 kërcime dhe 9 asistime përpara se të largohej nga loja, me 6 minuta e 44 sekonda të mbetura për t’u luajtur.
Rekordmeni i pikëve në historinë e NBA-së humbi 17 ndeshje në vitin 2018 për një dëmtim të ngjashëm, por këtë herë ai tha se nuk është shumë i shqetësuar.
“Kam qenë në këtë situatë më parë dhe e di çfarë lloj dëmtimi kemi të bëjmë,” u shpreh James, i cili kaloi shifrën e 50,000 pikëve në karrierë këtë javë.
“Do ta vlerësoj ditë pas dite. Do të shohim si evoluon dhe do të marr masat e duhura për të ecur përpara.”
Nga ana tjetër, Jayson Tatum ishte protagonist për Celtics me 40 pikë, 12 kërcime dhe 8 asistime, duke ndihmuar ekipin e tij të ndalte përpjekjet e Lakers për një rikthim në minutat e fundit, të udhëhequr nga Luka Dončić. Fitorja ishte e katërta radhazi për Bostonin.