Le të çmendemi: Maluma do mbajë koncert në Tiranë - Gazeta Express
string(48) "le-te-cmendemi-maluma-do-mbaje-koncert-ne-tirane"

Le të çmendemi: Maluma do mbajë koncert në Tiranë

Gazeta Express

19/01/2020 9:56

Fansa shqiptarë të Malumës mund të gëzoni sepse ëndrra juaj po bëhet realitet. Këngëtari latin, hitet e të cilit dëgjohen në mbarë botën, Maluma do vijë në Shqipëri dhe do mbajë një koncert në Tiranë. 

Lajmi është bërë i ditur nga një profil Instagrami që më parë ka dhënë informacione edhe për koncerte të tjera të rëndësishme në vend, si “Time Capsule”, bën të ditur “Blitz.al”.

Lexo Edhe:

Gjithashtu burime për “iconstyle.al”, kanë treguar se Maluma do e mbajë koncertin madhështor para verës.

Na mbetet të presim që ditët në vazhdim të marrim edhe konfirmimin përfundimtar dhe detajet mbi koncertin.