Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë kuvendin e 10 zgjedhor.
Ky kuvend do të mbahet në sallën e sporteve në Pallatin e
Rinisë dhe do të nisë në orën 10:00.
Mediet mund të marrin pamje në fillim të punimeve, si dhe
fjalimin e Lumir Abdixhiku. Gjithashtu, pas përmbylljes së procesit zgjedhor
kryetari i LDK-së deklarohet për medie
Ndërsa në orën 17:00 LDK mban Konventën Programore ku do të
shpalosen 100 zotimet.