LDK e quan të papranueshëm sulmin ndaj Hotit, kërkon të mos kthehemi në vitin 2015 - Gazeta Express
string(41) "ldk-reagon-per-sulmin-me-vezee-ndaj-hotit"

Gazeta Express

22/02/2020 12:26

LDK e quan të papranueshëm sulmin ndaj Hotit, kërkon të mos kthehemi në vitin 2015

Gazeta Express

22/02/2020 12:26

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas sulmit të sotëm me vezë ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti. Për partinë që drejton Isa Mustafa një sulm i tillë është akt i ulët dhe i papranueshëm që dëmton proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, thuhet në reagim.

Lexo Edhe:

Ndër të tjera thuhet se kthimi në vitin 2015-2016 për të bllokuar proceset shtetformuese është i papranueshëm.

“Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit”, përfundon reagimi. /GazetaExpress/