LDK nuk ndjehet në faj për bllokadën”, deputetët e LDK-së thonë se i kanë 20 vota kundër për secilin kandidat të VV - Gazeta Express
string(113) "ldk-nuk-ndjehet-ne-faj-per-bllokaden-deputetet-e-ldk-se-thone-se-i-kane-20-vota-kunder-per-secilin-kandidat-te-vv"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 21:50

LDK nuk ndjehet në faj për bllokadën”, deputetët e LDK-së thonë se i kanë 20 vota kundër për secilin kandidat të VV

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 21:50

Jehona Lushaku dhe Paris Guri, deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ishin të ftuar në “Pressing” të T7, të enjten.

U shprehën që LDK-ja nuk e sheh veten fajtore për bllokadën në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pasi LDK-ja ka dalë me një propozim – duke iu referuar Qeverisë së Unitetit.

Po ashtu shprehën se LDK-ja ka 20 vota kundër për secilin kandidat të VV për kryeparlamentar.

“Ne e kemi bërë propozimin më të mirë për situatën. Nuk kemi parë ndonjë propozim tjetër”, tha Lushaku.

“Qeveria e Unitetit mundet me pas kritika edhe prej partive tjera, por përderisa është propozimi i vetëm në tavolinë është propozimi më i mirë”, tha Guri. /Gazeta Express