LDK-ja në pritje të publikimit aktgjykimit - Gazeta Express
string(39) "ldk-ne-pritje-te-publikimit-aktgjykimit"

Gazeta Express

01/06/2020 11:03

LDK-ja në pritje të publikimit aktgjykimit

Gazeta Express

01/06/2020 11:03

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon të jetë në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e mandatarit. Kjo po e pamundëson prezantimin e kabinetit qeveritar para kryesisë së partisë nga mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti.

Ndonëse dje u tha se të hënën do të mblidhet kryesia e LDK-së, një gjë të tillë po e vë në dyshim për KosovaPress shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi.

Lexo Edhe:

“Akoma nuk ka ardhur vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, nga ajo varet gjithçka”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese të enjten e javës së kaluar e konsideroi se dekreti që e mandaton Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër është në përputhje me Kushtetutën. Kjo i ka hapur rrugë këtij të fundit të formojë qeverinë e re bashkë me partnerët e koalicionit, AAK-në, Nismën dhe partitë tjera joshumicë.