LDK me pesë zv.ministra: Ismet Beqiri në Kulturë - Gazeta Express
string(47) "ldk-me-pese-zv-ministra-ismet-beqiri-ne-kulture"

LDK me pesë zv.ministra: Ismet Beqiri në Kulturë

Gazeta Express

19/02/2020 8:24

Në 15 ministri sa i ka qeveria Kurti, pritet të emërohen rreth 35 zv.ministra. Qeveria Kurti e votuar para dy jave akoma vazhdon të jetë e pakompletuar me zv.ministrat. Deri tani janë emëruar disa prej tyre, dhe të gjithë këta që i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje.

Jusuf Thaqi në ministrinë e Arsimit, Ilir Aliu në ministri të Financave, Avni Zogjiani në ministri të Infrastrukturës dhe Ambientit, Taulant Kryeziu në Ministrinë e Integrimit Europian, dhe Xhelal Sveçla në ministrinë e Brendshme dhe Administratës Publike.

Lexo Edhe:

Ndërsa, deri tani zyrtarisht, nga LDK ende nuk është emëruar asnjë zëvendësministër. Por, Reporteri.net, ka mësur emrat e pesë prej tyre, të cilët pritet të zyrtarizohen së shpejti në qeverinë Kurti.

Sipas burimeve brenda LDK’së, në ministrinë e Drejtësisë, të drejtuar nga Albulena Haxhiu, zv.ministër nga LDK do të jetë Florin Dushi, i cili për një kohë të gjatë kishte përfaqësuar partinë e Mustafës në Komisionin Qendëror të Zgjedhjeve.

Në pozitën e njejtë sikurse kishte shërbyer në qeverinë Mustafa, gjatë viteve 2014-2017, si zv.ministër i Financave, do të rikthehet Agim Krasniqi. Ai gjatë asaj kohe shef në ministri e kishte Avdullah Hotin, ndërsa tani do të jetë vartës i ministrit Besnik Bislimi, i cili vjen nga VV.

Një emër jo pak i njohur nga LDK, i cili ka shërbyer në disa pozita, prej asaj të kryetarit të Prishtinës, shef i Grupit Parlamentar të LDK’së e deputet, tani do të jetë zv.ministër në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Bëhet fjalë për Ismet Beqirin, i cili për shef do të ketë bashkëpartiaken e tij Vlora Dumoshin.

Zv.ministër të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, LDK do të caktojë Xhavit Rexhajn. Ndërsa, emri i pestë të cilin e ka mësuar Reporteri.net, është ai i Fatbardha Eminit, e cila do të jetë zv.ministre, por që ende nuk dihet se në cilën ministri.