LDK i bën publikë emrat e ministrave në Qeverinë Hoti - Gazeta Express
string(54) "ldk-i-ben-publike-emrat-e-ministrave-ne-qeverine-hoti1"

LDK i bën publikë emrat e ministrave në Qeverinë Hoti

Gazeta Express

02/06/2020 19:41

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur emrat në qeverinë e re nga radha e subjektit të tij.

‘’Pas një disktuimi të gjatë për sifdave që do na presin në këtë qeveri dhe pas disa javëve negociata me partnerët. Do kemi sifda imediate sikur ajo e pandemisë dhe kriza ekonomike, pastaj dhe me dialogun dhe marrëdhëniet ndërkomëbtare. Më ka mbështetur kryesia në këto kohë.’’, ka thënë Hoti në konferencën për medie.

Lexo Edhe:

“Unë besoj që me këtë ekip dhe ekipin që presim të na prezantohet sonte nga partnerët e koalicionit do të bëjmë bashkë një ekip e cila do të zbatojë programin qeverisës për të cilin jemi dakorduar me të gjithë partnerët’, tha Hoti.

Këta do të jenë emrat e LDK’së në qeverinë e re.

Driton Selmanaj zëvendëskryeminsitër,

Hykmete Bajrami Ministre e Financave,

Besian Mustafa Ministrër i Bujqësisë,

Vlora Dumoshi minsitre e MKRS’së,

Anton Quni Ministër i Mbrojtjes,

Arban Abrashi  Ministër i infrastruktës,

Armend Zemaj Ministër i Shëndetësisë.