LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen - Gazeta Express
string(71) "ldk-gjykata-vendosi-tashme-dihet-se-si-duhet-vepruar-edhe-ne-te-ardhmen"

LDK: Gjykata vendosi, tashmë dihet se si duhet vepruar edhe në të ardhmen

Gazeta Express

28/05/2020 23:18

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e shpalli kushtetues dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

Në një postim në Facebook, Gashi ka thënë se tashmë dihet se si duhet të veprohet dhe se kjo vlen edhe për të ardhmen.

Lexo Edhe:

“Gjykata Kushtetuese vendosi, tashmë të gjitha palët e dinë si duhet të veprohet, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen!” ka shkruar Gashi në Facebook.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

Gjykatësit kanë marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë, por pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, 2 kanë dalë kundër.