Lazio vazhdon me fitoren e 11 radhazi, Immobile het trik - Gazeta Express
string(55) "lazio-vazhdon-me-fitoren-e-11-radhazi-immobile-het-trik"

Gazeta Express

18/01/2020 17:11

Lazio vazhdon me fitoren e 11 radhazi, Immobile het trik

Gazeta Express

18/01/2020 17:11

Lazio është duke vazhduar me formën e mirë në Serie A dhe ka arritur sonte një fitore spektakulore kundër Sampdorias, të cilën e ka mposhtur me rezultat 5-1. Ka shkëlqyer në këtë ndeshje Ciro Immobile që ka shënuar het trik për Lazion

Lazio nuk po di të ndalet.

Lexo Edhe:

Ata kanë shënuar një fitore spektakulare sonte duke e mposhtur me rezultat 5-1 skuadrën e Sampdorias.

Serinë e golave për Lazion e nisi Philipe Caicedo në minutën e shtatë ndërkaq 10 minuta më vonë nga penalltia shënon edhe Ciro Immobile.

Immobile do të shënonte gol edhe në minutën e 20 për rezultatin 3-0 me të cilin do të përfundonte pjesa e parë.

Në pjesën e dytë goli i parë për Lazion vije në minutën e 54-të me anë të Bastos kurse Immobile kompleton het-trikun në minutën e 65-të ku shënon nga penalltia.

Krejt çfarë bëri Sampdoria në këtë takim ishte një gol në minutën e 70-të me anë të Karol Linetty.

Me këtë fitore Lazio është në pozitën e tretë me 45 pikë, 10 pikë para Atalantas që është në vendin e katër. /GazetaExpress/