Pronari i Shkëndijës, Lazim Destani i ka ftuar shqiptarët sonte që të jenë të pranishëm në stadium në Shkup në mbështetje të ekipit tetovar në Ligën e Kampionëve.
Kuqezinjtë do të përballen me ekipin Qarabag FK në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Championsit, në ndeshjen që do të nisë prej orës 20:00, shkruan “Gazeta Express”.
Destani, i cili e ka udhëhequr Shkëndijën drejt sukseseve të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, kërkon nga tifozët që të mos bien pre e provokimeve dhe që ta shmangin gjuhën e urrejtjes, ndërkohë që beson se tifozët do të jenë lojtari i 12-të në fushë.
Shkëndija po synon ta shkruajë historinë duke u bërë skuadra e parë shqiptare që e prek fazën e ligës në Champions.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e pronarit të klubit shqiptar nga Maqedonia e Veriut. /Gazeta Express
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...