Lavrov: SHBA po përpiqet të ndajë Sirinë dhe të krijojë një shtet kurdësh


Gazeta Express
12 Nëntor 2019 20:36

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka akuzuar Washingtonin zyrtar se po kërkon ndarjen territoriale të Sirisë me idenë e krijimit të një gjoja shteti në lindje të vendit. Lavrov ka lëshuar akuzat nga Forumi i Paqes në Paris dhe sipas tij, SHBA po përdor në këtë përpjekje edhe monarkitë e Gjirit Persik.

“Në Bregun Lindor të Eufratit, ata po bëjnë gjithçka të mundshme për të krijuar strukturën e një shteti dhe po u kërkojnë shteteve të Gjirit që të bëjnë investime të mëdha me synim krijimin e një administrate lokale me bazë forcat demokratike siriane, kurdët dhe të tjerë. Ata kërkojnë shkëputjen e këtij territori nga Siria dhe kontrollin e fushave naftambajtëse që ndodhen aty”, tha Lavorv.

Po ashtu, Ministri i Jashtëm rus ka akuzuar SHBA-të se po pengon aleatët e vet që të investojnë në rindërtimin e Sirisë dhe mundësimin e kthimit të refugjatëve, aleatë që sipas Lavrov përfshijnë komplet bllokun e NATO-s dhe BE-së. Vlera e investimeve rindërtuese sipas Damaskut zyrtar shkon 200-400 miliardë dollarë dhe do të kërkojë të paktën një dekadë. Ministri rus ka vënë në dukje se shumë vende europiane kanë refuzuar të investojnë edhe pse përballen me probleme sociale në rritje për shkak të refugjatëve sirianë.

Te fundit


Kthehu lart