Lautaro sot kushton 111 milionë euro, Roma s’deshi ta blejë as për vetëm 8 milionë më 2018 - Gazeta Express
string(88) "lautaro-sot-kushton-111-milione-euro-roma-sdeshi-ta-bleje-as-per-vetem-8-milione-me-2018"

Lautaro sot kushton 111 milionë euro, Roma s’deshi ta blejë as për vetëm 8 milionë më 2018

Gazeta Express

04/06/2020 15:52

Roma e kishte hedhur poshtë mundësinë ta blinte Lautaro Martinezin nga Racing Club në janar të vitit 2018 për vetëm 8 milionë euro, ka zbuluar menaxheri i argjentinasit.

Sulmuesi argjentinas iu bashkua Interit në korrik të të njëjtit vit por për 25 milionë euro dhe tani është pjesë e një lufte ofertash mes Barcelonës, Manchester Unitedit, Chelseat dhe Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Çmimi i tij në treg është hiç më pak se 111 milionë euro.

“Lautaron ia ofrova Romës në janar të vitit 2018 për vetëm 8 milionë euro”, ka zbuluar menaxheri i tij, Luis Ruzzi.

“Në atë kohë, ajo ishte klauzola e tij e lirimit në Racing, por Roma nuk dëshiroi ta blinte. Mbajtëm bisedime të rëndësishme me Atletico Madridin, por asgjë nuk ndodhi”, shtoi ai.

“Më 20 janar, Racing e rriti klauzolën e tij në 20 milionë euro dhe më vonë Interi e bleu”. /Gazeta Express/