Lautaro Martinez thotë se nuk e ka ndërmend të lëviz nga Interi


Gazeta Express
19 Korrik 2019 21:10

Pas disa paraqitjesh mjaft dinjitoze në Kupën e Amerikës me kombëtaren argjentinase, Lautaro Martinez tërhoqi vëmendjen e Barcelonës, teksa edhe agjenti i tij pranoi një interesim paraprak të katalanëve.

Megjithatë sulmuesi i Interit, i cili aktualisht po kalon ditët e fundit të pushimeve, para se t’u bashkohet zikaltërve, theksoi se është i përqendruar te skuadra e tij dhe se nuk do të dëgjojë për oferta të tjera.

“Nuk kam folur me menaxherin tim për Barcelonën, pasi jam pjesë e Interit dhe do të vazhdoj të jem. Kam folur në telefon me Conten dhe mezi po pres t’i bashkohem skuadrës në përgatitje. Shpresoj të bëjmë një sezon mjaft të mirë si në aspektin personal, ashtu edhe atë të skuadrës”, tha Lautaro./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart