Latifi: SHBA’së i ka humbur durimi me Kosovën - Gazeta Express
string(43) "latifi-shbase-i-ka-humbur-durimi-me-kosoven"

Latifi: SHBA’së i ka humbur durimi me Kosovën

Gazeta Express

19/02/2020 21:04

Filozofi Blerim Latifi në emisionin Pressing të T7, ka thënë se durimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën i ka ardhur fundi.

Sipas Latifit, me sosjen e këtij durimi ne rrezikojmë ngrirjen e raporteve në mes të dy vendeve, Kosovës dhe SHBA’ve.

Lexo Edhe:

“Durimit të SHBA’ve me Kosovën i ka ardhur fundi. Përveç donacioneve, ndihmave të ndryshme, që i përfitojmë nga SHBA’ja, ne rrezikojmë ngrirjen e raporteve në mes të dy vendeve”, është shprehur Latifi.

“Nëse vazhdimisht i themi ‘jo’ SHBA’ve, për mua kjo është një marrëzi”, thotë Latifi në Pressing.

Tutje, Latifi tha se ne nuk kemi plan dytësor lidhur me refuzimet lidhur me SHBA’në.

“Ne nuk kemi plan dytësor, andaj edhe Kurti nuk e tregon sepse nuk ka. Qëllimi është t’i përsëritin debatet shterpe ku në fund nuk do të arrijmë askund”, ka thënë Latifi.

“Ne jemi në një situatë ku duhet të lëvizim me mençuri. Argumentet që përdoren për të mos e hequr taksën janë naive dhe të paqëndrueshme”, shtoi Latifi.