Latifi: Padia për gjenocid do të përdoret për kusuritje politike - Gazeta Express
string(63) "latifi-padia-per-gjenocid-do-te-perdoret-per-kusuritje-politike"

Latifi: Padia për gjenocid do të përdoret për kusuritje politike

Lajme

Gazeta Express

11/05/2021 21:14

Filozofi Blerim Latifi në emisionin Pressing të T7, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në politikë, ku kryeministri Kurti premtoi padi për gjenocid ndaj Serbisë.

Profesori Latifi tha se frika e tij është se politikanët do të kusuriten me njëri-tjetrin me arsyetimin se dikush e bëri e dikush jo këtë padi ndaj Serbisë.

Lexo Edhe:

“Padia për gjenocid do të përdoret për kusuritje politike. Kjo është frika ime. Politikanët do të kusuriten ‘jo ti e ke bë, jo ti s’e ke bë”, është shprehur Latifi.

Tutje, Latifi tha se shteti duhet të konsultohet fillimisht me ekspertë të kësaj çështje para se të bëjë hapin e parë.

Gjithashtu Latifi kujtoi se Kosova nuk mundet vetë që ta bëjë këtë padi, por duhet ta gjejë një formë tjetër./Express/