Latifi: Llogaria e Adem Jasharit ishte rezistenca, rënia e sakrifica e tij do t'i ngrinte në këmbë gjithë shqiptarët - Gazeta Express
string(113) "latifi-llogaria-e-adem-jasharit-ishte-rezistenca-renia-e-sakrifica-e-tij-do-ti-ngrinte-ne-kembe-gjithe-shqiptaret"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 10:32

Latifi: Llogaria e Adem Jasharit ishte rezistenca, rënia e sakrifica e tij do t’i ngrinte në këmbë gjithë shqiptarët

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 10:32

Profesori universitar Blerim Latifi ka përkujtuar sot masakrën e Prekazit, duke thënë se në këtë ditë ishin bërë dy llogari që do t’i jepnin drejtim historisë.

Latifi thotë se llogaritë ishin njëra e Sllobodan Millosheviqit dhe tjetra e heroit Adem Jasharit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Në ditën e 5 marsit 1998, në Prekaz, ishin bërë dy llogari, të cilat, me fatalitetin e tyre, do t’i jepnin drejtim historisë: njëra e Millosheviqit dhe tjetra e Adem Jasharit. Llogaria e Millosheviqit ishte ajo që e bën secili tiran: vrasja e Adem Jasharit dhe shfarosja e familjes së tij do t’i tmerronte shqiptarët dhe, nga tmerri, ata do të gjunjëzoheshin sërish e do hiqnin dorë nga rezistenca dhe ëndrra për liri”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Ai shton se “Llogaria e Adem Jasharit ishte tjetër: rezistenca, rënia e sakrifica e tij do t’i ngrinte në këmbë gjithë shqiptarët dhe liria do të vinte. Dhe historia i dha të drejtë Adem Jasharit: Martiri triumfoi mbi tiranin; jeta mbi vdekjen; liria mbi nënshtrimin; Kosova mbi Serbinë”.

Kujtojmë se sot është përvjetori i rënies heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij. /Express/