Latifi: Dashuria e disa kosovarëve për Palestinën është edhe trashëgimi e Titos - Gazeta Express
string(78) "latifi-dashuria-e-disa-kosovareve-per-palestinen-eshte-edhe-trashegimi-e-titos"

Latifi: Dashuria e disa kosovarëve për Palestinën është edhe trashëgimi e Titos

Lajme

Gazeta Express

11/05/2021 20:07

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, i ka komentuar reagimet për sulmet e fundit ajrore në Palestinë, duke thënë se “dashnia e papërmbajtur disa kosovarëve për Palestinën është edhe trashëgimi e Titos”.

Latifi, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se reagime të këtilla nuk kanë të bëjnë me konfliktin izraelito-palestinez, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kjo dashnia e papërmbajtur disa kosovarëve për Palestinën është edhe trashëgimi e Titos, pra jugonostalgji. Më së paku ka të bëj me dhimbjen për viktimat e pafajshme të konfliktit izraelito-palestinez”, thuhet në reagimin e tij.

Protestat e palestinezëve rreth përpjekjeve për të hequr familjet myslimane nga pjesët e Jeruzalemit u përhapën në konflikt ushtarak të hënën. Policia izraelite bastisi Xhaminë Aqsa në Jeruzalem, duke rezultuar në përleshje ku u plagosën disa qindra palestinezë, si dhe disa oficerë policie, duke shkaktuar hedhje raketash midis militantëve të Hamasit në Gaza dhe forcave të mbrojtjes izraelite.

Postimi i plotë i Blerim Latifit:

Kjo dashnia e papërmbajtur disa kosovarëve për Palestinën është edhe trashëgimi e Titos, pra jugonostalgji. Më së paku ka të bëj me dhimbjen për viktimat e pafajshme të konfliktit izraelito-palestinez. Lexoni artikujt e Rilindjes të viteve ’60 e ’70 dhe do ta shikoni sesa janë të ngjashëm me këta tipat e sotëm që dënojnë Izraelin dhe mbështesin organizatën terroriste Hamasin. Qysh ka qenë ajo parulla pas vdekjes së Titos: I posle Tita, Tito! Edhe pas Titos, Tito! /Gazeta Express/