Latifi: Çmimi Nobel për Handken, fundi i lidhjes humaniste mes artit dhe etikës


Gazeta Express
10 Tetor 2019 18:09

Filozofi Blerim Latifi ka reaguar ndaj ndarjes së çmimin “Nobel”, për Peter Handke, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Latifi ka shkruar se ky është argument i mirë se lidhja humanistike me artin dhe etikën që karakterizonte kulturën perendimore ka marrë fund.

“Alfred Nobeli, prej të cilit rrjedh edhe Çmimi Nobel, me 1867, kishte shpikur armën vrasëse, dinamitin. Sot kredencialet morale të këtij çmimi u hodhën në erë, me faktin se laureat i tij u përzgjodh Peter Handke, shkrimtari austriak që tash e 20 vjet bën avokatin e Milosheviqit dhe krimeve të tij në ish Jugosllavi”, ka shkruar Latifi./Express/

Te fundit


Kthehu lart