Largoni mjekrën e dyfishtë me këto ushtrime të thjeshta


Gazeta Express
22 Gusht 2019 12:22

Sapo ke bërë një foto me shoqe e tua, dhe gjëja e parë që të bie në sy është mjekra e dyfishtë dhe faqet e shëndosha? Padyshim që ju nuk ndiheni mirë, dhe dëshironi të gjeni një zgjidhje sa më të lehtë për këtë problem.

Teknikisht nuk është e mundur që ju të humbni peshë vetëm në një regjion të caktuar të trupit, mirëpo me anë të disa truqeve të përditshme, ju mund ta reduktoni dhjamin në këtë zonë.

Disa nga këto teknika janë:

Ushtrimet e fytyrës, të cilat përfshijnë: jogën faciale, masazh të fytyrës, lëvizje të nofullës si dhe lëvizje sikur po hani çamçakëz. Këto ushtrime të fytyrës janë shumë të rëndësishme, sepse vetëm në fytyrë gjenden 43 muskuj, të cilët duhet të tonifikohen.

Humbni peshë dhe hani fruta, perime dhe këpurdha.

Ju gjithashtu mund të përdorni disa truqe gjatë kohës kur jeni duke bërë make-up.

Te fundit


Kthehu lart