“Largohu, s’ke turp” Rama përplaset me të moshuarin… se ofendoi demokratët - Gazeta Express
string(69) "largohu-ske-turp-rama-perplaset-me-te-moshuarin-se-ofendoi-demokratet"

Gazeta Express

11/12/2019 12:39

“Largohu, s’ke turp” Rama përplaset me të moshuarin… se ofendoi demokratët

Gazeta Express

11/12/2019 12:39

Këtë të mërkurë kryeministri Rama ka vizituar banorët e qytetit të Laçit, të cilët u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit. E teksa debatonte me një sërë prej tyre, Rama është acaruar me një qytetar që ka thënë “demokratët e qelbur”, teksa i kërkonte kryeministrit t’i rikthente nusen në punë pasi ia kishin hequr të djathtët.

‘Leri more demokratët e qelbur, çfarë i keni këto që thoni. S’iu vjen zor, s’iu vjen. Largohu..Ik mos më shqetëso. Demokratët e qelur thotë. Largohu boll, s’ke turp’, tha Rama.

Lexo Edhe:

Pjesë nga debati

Burri: Jam socialist, demokratët e qelbur më kanë hequr nusen nga puna…

Rama: Lëre këtë muhabet tani

Burri: Më ke djeg nusen, ma ke heq nga puna nusen dhe është në shtëpi

Rama: O zotëri të lutem shumë mbylle këtë muhabet, unë nuk heq njëri nga punë. Lëri këto, demokrat i qelbur, demokrat kështu e ashtu.

Burri: Është pa bukë, o kryeministër, është pa bukë! Ka fëmijë dhe ka ngelur pa puna

Rama: A ka mundësi ta mbyllësh tani? Ik e largohu na lër rehat. Lëri këto muhabet, unë po them nuk heq njeri nga puna e nuk fus njeri në punë. S’kam ardhur për nusen tënde këtu.

Burri: Po të them që është pa bukë

Rama: Nusja të dalë ta gjejë vetë punë, jo të dalë vjehrri të kërkojë punë për nusen.